Politike

Yuri Kim takohet me Kodhelin dhe Alizotin: Reforma në Drejtësi, prioritet

20 Tetor 2021, 16:26 Nga DOSJA
Yuri Kim takohet me Kodhelin dhe Alizotin: Reforma në Drejtësi,

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në vend Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Mimi Kodhelin dhe Tomor Alizotin. Me anë të një postimi në Twitter, ambasada amerikane në vend, shkruan se gjatë takimit, Kim shprehur vlerësimin e SHBA-së për strehimin e afganëve, si dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendit në BE. Gjatë takimin, Kim, Kodheli dhe Alizoti ranë dakord për të punuar ngusht për zbatimin e reformës në drejtësi, në fushën e mbrojtjes, në rritjen e tregtisë dhe investimeve.

Njoftimi i plotë:

Ambasadorja Kim u takua sot me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Kryetaren Mimi Kodheli dhe Zëvendës Kryetarin Tomor Alizoti. Ata diskutuan rrugën në vijim për forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vendimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të ofruar përkohësisht një strehë të sigurtë për qytetarët e shpërngulur afganë. Ajo përsëriti gjithashtu mbështetjen e SHBA për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke theksuar deklaratat e fundit të Sekretarit Blinken, ku ai bën thirrje për hapjen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur.

Ambasadorja Kim, Kryetarja Kodheli dhe Zv. Kryetari Alizoti ranë dakord për të punuar ngushtë së bashku për të çuar përpara zbatimin e reformës në drejtësi; forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe aftësive të Shqipërisë si anëtare e NATO-s; dhe rritjen e tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve tona. Ata ranë dakord se, qoftë në Tiranë apo Uashington, rëndësia e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë i tejkalon politikat partiake.

1/4 @USAmbAlbania Kim met today with leaders of Parliament’s Foreign Affairs Commission, Chairperson @MimiKodheli & Deputy Chairperson Tomor Alizoti. They discussed the way ahead for strengthening ??-?? cooperation on democracy, defense, and business. pic.twitter.com/FPQklAEvTQ

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) October 20, 2021

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll