Politike

“95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq’/ Paloka-Bashës: Ndal përçarjen!

20 Tetor 2021, 14:19 Nga DOSJA
“95% e demokratëve kërkojnë që unë të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës që dha kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme. Basha tha sot përballë gazetarëve se sondazhet kanë treguar se 95% e demokratëve e duan që të udhëheqë betejën kundër “regjimit Rama-Doshi-Rakipi”. Mirëpo, Paloka i kërkon që të japë dorëheqjen por të ndalojë përçarjen brenda partisë, si dhe të kërkojë votëbesimin e demokratëve për drejtimin e partisë.

REAGIMI:

Lul ! Ne se ke bindjen se 95% e demokrateve te mbeshtesin, atehere na e hiq kete siklet ku na ke futur te gjitheve . Mos jep doreheqje , ne se ke bindjen qe ke vepruar drejte dhe per kete ke mbeshtetjen e 95% te demokrateve , kerko votebesimin e tyre dhe ndale percarjen qe po thellohet cdo dite e me shume prej vendimit tend personal te 9 shtatorit ! Ne se 51 % e jo 95 % e demokrateve te mbeshtesin, ke gjithe legjitimitetin te vazhdosh ne krye te PD e te gjithe demokratet kane detyrimin te bashkohen per te bere betejen me ate qe eshte armiku jo vetem i demokrateve po i gjithe shqiptareve, Edvin Kristaq Ramen! Po per kete , pas situates qe eshte krijuar, me pare duhet te marresh votebesimin e demokrateve. Vota e atyre qe perfaqesojme duhet te vendose per te gjithe ne !

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi paloka lulzim basha edi paloka lulzim basha

Sondazh

Poll