Politike

Gazment Bardhi: PS bojkoton komisionin e hetimit te zgjedhjeve

20 Tetor 2021, 13:36 Nga DOSJA
Gazment Bardhi: PS bojkoton komisionin e hetimit te zgjedhjeve

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar mungesën e maxhorancës në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Me anë të një statusi në Facebook, ai reagoi i pari për mungesën e maxhorancës, duke e konsideruar si një dëshmi të mungesës së vullnetit për të zbardhur akuzat e ngritura ndaj tyre.

“Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit,”-shkruan Bardhi në Facebook.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për ’25 prillin’/ Maxhoranca bojkot, Alibeaj: Takimi i radhës, të premten

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi komisioni hetimor per 25 prillin gazment bardhi komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll