Politike

VIDEO/ Vojo Bregu nxjerr zbuluar ish-Ministren e Bujqësisë: Nuk ka regjistër fermash

20 Tetor 2021, 15:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Vojo Bregu nxjerr zbuluar ish-Ministren e Bujqësisë: Nuk ka

TIRANË- Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Vojo Bregu si dhe ish-sekretari i ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë ka komentuar progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke u përqendruar në pikën e raportit, që në Shqipëri mungon një regjistër fermash. Ndërkohë që këtë pikë të progres-raportit të djeshëm, ai e ka krahasuar me një fjalim që ka mbajtur në muajin Shkurt, Ministrja e atëherëshme e Bujqësisë, Milva Ekonomi, ku ka thënë në Parlament se në Shqioërti ka një regjistër fermash.

Postimi i Plotë:

Fjalia e nënvizuar me të kuqe, pjesë e progres-raportit te BE për Shqipërinë, nuk le asnjë ekuivok për të kuptuar që Shqipëria nuk ka rregjistër fermash. Në videon bashkëngjitur, është ish ministrja e Bujqësisë Ekonomi e cila në Shkurt të këtij viti gënjente paturpësisht parlamentin shqiptar, sikur Shqipëria ka rregjistër fermash. Kaq do të mjaftonte në një vend europian, që një personazh i tillë mos të qarkullonte më në skenën politike. Por ministrja më e paaftë që ka pasur ndonjëherë bujqësia shqiptare, jo vetëm vazhdon në politikë, por është dhe ministre e diçkaje, qē as vetë ajo nuk e di çfarë bën.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike milva ekonomi progres-raporti i ke-së për shqipërinë vojo bregu milva ekonomi progres-raporti i ke-së për shqipërinë vojo bregu

Sondazh

Poll