Politike

VD-Basha: S’bëj gara kush mbush sallat, s’dua ta lë Berishën inferior

20 Tetor 2021, 12:10 Nga DOSJA
VD-Basha: S’bëj gara kush mbush sallat, s’dua ta lë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nuk është në garë me ish-kryeministrin Sali Berisha për mbushjen e sallave. Në një konferencë me gazetarët, i pyetur se përse nuk del në terren, Basha tha se qëllimi i tij nuk është që të bëjë Berishën të ndihet inferior, pasi sallat, ishte i bindur që i mbushte. I pyetur se për sa kohë do të përmbahet, Basha nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por shtoi se demokratët janë të zgjuar dhe nuk turbullohen kollaj, pavarësisht nga sinergjia që po krijohet me ‘llumin’ në të dyja anët e politikës për ta mbajtur ‘status-quo-n’.


Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Ju keni deklaruar se z.Berisha po kërkon të bunkerizojë PD-në. Përse rrini në seli dhe nuk dilni në bazë të përballeni me anëtarët e PD-së, siç bën z.Berisha? Meqenëse sapo deklaruat se 95% e anëtarëve ju mbështesin.

Basha: Kam dalë më shumë se çdo kryetar i Partisë Demokratike këto 30 vite e do të dal përsëri. Por unë nuk jam nga ata që shfrytëzojnë momente të tilla për të bërë garë “se kush e ka autokolonën më të gjatë dhe kush mbush sallat më shumë”. Sepse e di që është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj z.Berisha ta vendos në pozita të tilla inferioriteti. Plus që kjo nuk është midis meje dhe z.Berisha, s’ka qenë kurrë dhe s’kishte për të qenë kurrë kjo situatë. Situata dihet fare mirë. Dhe meqë me cituat pjesërisht korrekt sepse shumë prej atyre që dalin deformohen. Situata dihet fare mirë. Vendimmarrja ka ardhur pas një vendimmarrje të SHBA-ve dhe interesit më të mirë të demokratëve dhe të nesërmeve të shqiptarëve, të cilët nuk mund t’i shërbejë pa një PD të fortë dhe të vendosur për tu përballur me Edi Ramën dhe masakrën zgjedhore, nuk i shërben përçarja e partisë për interesa personale të Lulzim Bashës dhe as të Sali Berishës. Kjo është arsyeja pse jam vetëpërmbajtur dhe do të vetëpërmbahem, me besimin më të madh dhe bindjen e thellë që siç jam i qartë unë, siç janë të qartë demokratët, janë të qartë shumica e shqiptarëve.  Dhe me thirrjen ndaj ndokujt që është i paqartë apo i zemëruar, të qetësohet dhe të qartësohet. Ndërsa oportunistëve dhe inatçorëve iu them që rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimi që i bëni gjendjes aktuale të ish kryetarit historik, do t’ju vijë me faturën që s’ua kam dhënë këto 8 vite, politike sigurisht.

Pyetje: Sa kohë do të vetëpërmbaheni?

Basha: E lëmë se të tjerat u sqaruam. E dinë demokratët. Nuk turbullohen kollaj demokratët; janë njerëz të zgjuar, e dinë shumë mirë kush ëhstë armiku i Shqipërisë, e dinë shumë mirë që kush janë ata që duan të vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë peng dhe më kanë parë në krye të këtyre 8 viteve në krye te betejave duke sakrifikuar gjithçka dhe do të vazhdoj të sakrifikoj gjithçka derisa të rrëzoj këtë të keqe.
Pavarësisht prej sinergjisë që po krijohet me llumin në të dyja anët e politikës për ta mbajtur status-quo-n. Nuk ka shans. Zero shans.

LAJM KRYESOR: VD- PD dorëzon amendamentet! Basha: Të largojmë llumin, Berisha, inferior para meje

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha sali berisha basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll