Politike

VD-Maxhoranca bojkot ndaj Komisionit Hetimor/ Alibeaj: S’e prisja që të ndodhte

20 Tetor 2021, 13:59 Nga DOSJA
VD-Maxhoranca bojkot ndaj Komisionit Hetimor/ Alibeaj: S’e prisja që

TIRANË– Kreu i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj ka komentuar mungesën e maxhorancës në mbledhjen e sotme. Para mediave të pranishme në zyrat e Kuvendit, ai u shpreh se kjo tregon vullnetin e socialistëve për të zbardhur të ashtuquajturën “masakra zgjedhore”. Duke përfituar nga prezenca e kamerave, Alibeaj ka bërë me dije se takimi i radhës do të zhvillohet të premten në orën 10:00.


Siç jeni në dijeni në ditën e parë të mbledhjes së Komisionit kishim një debat për rregulloren. Ishte kërkesa e përfaqësuesëve të PS që kërkuan kohë për mbledhjen e sotme. Në bazë të ligjit, mbledhjet thirren nga kryetari i Komisionit. Unë në konsultime  me Toni Gogun, i kam komunikuar që mbledhja do të ishte sot në orën 15:00. U dakordësua kjo datë e kërkuar prej tyre. Të gjithë anëtarët e opozitës u paraqitën. Por ndodhëm para një befasie. Bojkot total nga maxhoranca. Nuk kishte arsye. Sot është dita e 6, kemi afat 3 muaj. Mungesa e arsyeja dhe justifikimeve duket që është strategji për të penguar veprimtarinë e hetimit të 25 prillit. Ata që janë në akuzë, është kjo pjesë e maxhoancës. Është e dokumentuar si vjedhësve e procesit zgjedhor. Është e pritshme që të bëjnë gjithçka për të zbarritur Komisionin Hetimor. Nuk më çudit kjo sjellje. Nuk e prisja që të ndodhte që në mbledhjen e parë, duke marrë parasysh përgjërimet për shtirje dore. Kjo është ajo që unë besoj që tregon qasjen e Ramës. Mbledhja tjetër do të jetë ditën e premte, ora 10:00,“-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për ’25 prillin’/ Maxhoranca bojkot, Alibeaj: Takimi i radhës, të premten

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll