Politike

VD-A do e japë “OK” për Vettingun? Basha: Të shqyrtohet puna e KPK-së dhe KPA-së

20 Tetor 2021, 12:08 Nga DOSJA
VD-A do e japë “OK” për Vettingun? Basha: Të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se për të dhënë votën për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut duhet shqyrtuar punë e bërë deri më tani nga trupa e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Klegji i Posaçëm i Apelimit. Në një konferencë për mediat, Basha tha se Vettingu vazhdon sepse këtë gje e thotë Kushtetuta, ndaj ajo që kërkohet është zgjatja e mandatit të 14 personave. Sipas Bashës, si fillim duhet shqyrtuar puna e tyre, çfarë bënë në katër vite, si ka ecur procesi, a kanë pasur presione dhe nëse po, cilat kanë qenë presionet me të cilat janë përballur.


Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Ju kemi dëgjuar që thonë edhe gjatë qeverisjes së PD-së ka pasur llum. Nuk mendoni se ka ardhur koha të flisni me emra se kush janë ta mësojmë dhe ne të medias

Lulzim Basha: E dini dhe ju të medias, pronarët tuaj, shikoni kush është graduar, pasuruar pasi kemi dalë nga pushteti dhe kemi qenë në Opozitë. I njohin demokratët ua dinë bëmat ua dinë dhe pazaret, kështu që mendoj se komentet e mia janë të tepërta. Jam i bindur që do të ketë socialistë të ndershëm dhe në nivelin e atyre me pushtet që do ta mbështesin këtë. Ka nga të dyja anët politikanë që i tremben pastrimit të politikës. Është shteruar, edhe sot nga Rushaj. Nuk ka vakum kushtetues, Vettingu vazhdon, nuk ndalet e parashikon Kushtetuta. Mundësisht tua sqaroni sa më mirë shqiptarëve. Ajo që kërkohet është zgjatja e mandateve të 14 personave që kanë pasur katër vite kohë. Para se ky vendim të merret, duhet të diskutohet fillimisht se çfarë kanë bërë këta njerëz, si ka ecur procesi, çfarë kanë bërë, a kanë pasur presion, duhet vendosur cila është më e mira përballë reformës në drejtësi. Çdo vendim i yni është më i miri për shqiptarët.

LAJM KRYESOR: VD- PD dorëzon amendamentet! Basha: Të largojmë llumin, Berisha, inferior para meje

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll