Politike

Bojktoi në Komisionin për Zgjedhjet, PS: Alibeaj po shkel rregulloren

20 Tetor 2021, 14:31 Nga DOSJA
Bojktoi në Komisionin për Zgjedhjet, PS: Alibeaj po shkel rregulloren

TIRANË- Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Toni Gogu ka justifikuar bojkotin e socialistëve në mbledhjen e sotme. Në një reagim nga zyra e shtypi të Partisë Socialiste, Toni Gogu ka akuzuar kreun e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeajn për shkelje të rregullores. Sipas tij, socialistët kishin propozuar mbajtjen e mbledhjes ditën e enjte, ndërsa mbledhja për ditën e sotme nuk është votuar.

“Me keqardhje vura re sot sesi z. Alibeaj ka vazhduar shkeljen Rregullores së Kuvendit dhe mirëbesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni. Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegëve të opozitës t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte. Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën më dinjitoze të interesit qytetar, lipset që të komunikojmë, të debatojmë, e të vendosim sëbashku në frymën dhe gërmën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh,”-u shpreh Gogu në cilësinë e nënkryetarit. 

LAJMI KRYESOR: Komisioni për ’25 prillin’/ Maxhoranca bojkot, Alibeaj: Takimi i radhës, të premten

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni hetimor per 25 prillin toni goga komisioni hetimor per 25 prillin toni goga

Sondazh

Poll