Politike

Basha vendos në krye të PD-së në Fier Kapllanajn, Morina: Na barazove me të dënuar

20 Tetor 2021, 15:40 Nga DOSJA
Basha vendos në krye të PD-së në Fier Kapllanajn, Morina: Na

FIER- Vendosja në krye të degës së PD-së në Fier Agron Kapllanajn, nga ana e Lulzim Bashës, për shkak të dorëheqjes nga posti të deputetit Luan Baçi, nuk është pritur mirë nga ish-kryetarët e kësaj dege më parë. Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryetari Ibrahim Morina, shkruan se nuk i ka dalë ende inati që pas këtij veprimi, duke shtuar se Kapllanaj ka qenë një i dënuar me burg në Itali. Morina shkruan se me këtë veprim, Basha ka fyer të gjithë ish-kryetarët e kësaj dege, duke shtuar se i ka krahasuar më një të dënuar ordiner si Kapllanaj. Ai ka theksuar se dega Fier ka emra pambarim, të cilët mund të bëjnë strukturim dhe të sigurojnë rezultat më të mirë në zgjedhje.

Postimi i Plotë:

EDHE KËTË E BËRË O LULZIM BASHA…?!
Një lajm, në dukje periferik, qarkulloi sot nëpër portale… “Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj”. Çudia pas këtij lajmi bëhet edhe më e madhe, kur mëson se “Agron Kapllanaj, do të mbajë këtë detyrë deri në strukturimin e kësaj dege”.
Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali.
Edhe këtë e bërë o Lulzim Basha…?!
Çfarë të ka mbetur ti bësh më shumë asaj dege të PD-së…?!
Në qoftë se ky ishte më “i miri” për strukturimin e PD në Fier, kur imagjinoj ata pas tij më vjen të ulëri dhe t’ju bëj thirrje gjithë demokratëve të Fierit, “mos lejoni që Lulzim Basha të kënaqë oreksin e tij duke shijuar opozitën bashkë me frutat që i vjelë asaj. Ajo degë ka emra pambarim, të cilët jo vetëm mund të bëjnë strukturimin e saj, por edhe të sigurojnë një rezultat shumë më dinjitoz në zgjedhje. Ndal tentativës së revanshit të Lulzim Bashës me të dënuar ordinerë si Agron Kapllanaj”…

Ditën e sotme Basha vendosi në krye të degës së PD-së në Fier, Agron Kapllanajn, pas dorëheqjes së Luan Baçit nga ky post. Baçi dha dorëheqjen nga posti muaj më parë për shkak se kandidoi në zgjedhje, por ai vijonte të mbante funksionet e Kryetarit, pasi nuk ishte caktuar apo deleguar asnjë emër tjetër.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron kapllanaj ibrahim morina luan baci lulzim basha agron kapllanaj ibrahim morina luan baci lulzim basha

Sondazh

Poll