Sport

Klopp kritikon lojën e Atletico Madrid, Simeone i përgjigjet prerë gjermanit

19 Tetor 2021, 14:43 Nga DOSJA
Klopp kritikon lojën e Atletico Madrid, Simeone i përgjigjet

ANGLI-Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk është një tifoz i stilit të lojës së Atletico Madrid, por thotë se ai nuk ka asgjë tjetër veçse admirim për rezultatet e trajnerit Diego Simeone.

Klopp kritikoi taktikat mbrojtëse të teknikut argjentinas pasi skuadra spanjolle eleminoi Liverpool-in nga Champions League në raundin e 1/16-tave në sezonin 2019-20.”Nuk e kuptoj me cilësinë që kanë pse luajnë këtë lloj futbolli”. Ishte komenti i Jurgen Klopp pas humbjes 3-2.

Ato fjalë i shkuan Simeones edhe në konferencën për shtyp, një gazetar e pyeti se çfarë do t’i thoshte Klopp në lidhje me futbollin që aplikon, Simeone thjesht buzëqeshi dhe tha: “Asgjë”.

Të dy skuadrat do të përballen të martën në ëanda Metropolitano dhe përsëri në Anfield dy javë më vonë, përballje te vlefshme për Grupin B të Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atletico madrid klopp liverpool simeone atletico madrid klopp liverpool simeone

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2021, 09:42

Ronaldinho sot “përkrah” Messit tek PSG

FRANCE – Edhe pse prej disa vitesh jashtë futbollit të luajtur, emri i tij është i destinuar që të jetë mes këtij ambienti. “Ronaldinho vazhdon të k...