Sport

Theo Hernandez drejt rinovimit me Milanin, por e rrezikon Raiola!

19 Tetor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Theo Hernandez drejt rinovimit me Milanin, por e rrezikon Raiola!

ITALI – Pas Aleksis Selemaekers, i vjen radha Theo Hernandez. Milani dhe mbrojtësi francez janë duke diskutuar rinovimin e kontratës aktuale deri në vitin 2026, me një rrogë të dyfishuar. Aktualisht paga e francezit është 2 milionë euro në sezon dhe bisedimet janë drejt përfundimit me sukses.

Pas kësaj marrëveshje që shkon drejt një fundi pozitiv, duket se nuk është vetëm dashuria e Theo Hernandesit për Milanin, apo vullenti reciprok për të vazhduar së bashku, por dëshira e menaxherit të lojtarit Quillon, i cili nxiton për ta mbyllur këtë gjë pasi rrezikon që në këtë çështje të futet Mino Raiola.

Prej kohësh flitet se Raiola është duke tentuar që të marrë menaxhimin e Hernandesit për t’ja hequr prokurën menaxherit aktual Quillon.

Paralelisht është duke u punuar për rinovimin edhe të dy lojtarëve të tjerë të rinj, si Bennacer dhe Leao, edhe për këta të dy tymi i bardhë pritet të dalë së shpejti.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport merkato milan raiola serie a theo hernandez merkato milan raiola serie a theo hernandez

Sondazh

Poll