Aktualitet

Protestë në Kukës/ Prindërit: Duam mjet transporti, Bashkia nuk na përgjigjet

19 Tetor 2021, 11:14 Nga DOSJA
Protestë në Kukës/ Prindërit: Duam mjet transporti, Bashkia

KUKËS– Prindërit e nxënësve në Kukës kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi kërkojnë transport për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë. Ata shprehen për ‘Faxnews’ se nuk mund ti dërgojnë çdo ditë fëmijët në shkollë pasi është larg dhe rruga është e dëmtuar. Ata kërkojnë një mjet transporti, kërkesë kjo e cila iu është dërguar dhe institucioneve mirëpo sipas tyre, nuk kanë marrë përgjigje.

Prindërit: Duam një mjet transporti për nxënësit. I kemi bërë kërkesë Bashkisë për të zgjidhur situatën. Kemi kërkuar furgon për ti dërguar në shkollë, e kemi pasur vjet por këtë vit e kanë hequr. I çojmë në këmbë, i marrim i sjellim. Nuk mund ti çojmë çdo ditë në shkollë. 

Nxënësit: Kemi frikë të ikim në këmbë, ka makina. 

Prindi tjetër: Nuk ka as rrugë, asgjë, nuk ka trotuar, transport. Kemi bërë kërkesë, e kemi çuar dje, nuk e kemi marrë. Kanë thënë nuk i takon atyre. 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kukes protesta në kukës transport per femijet kukes protesta në kukës transport per femijet

Sondazh

Poll