Aktualitet

Operacioni anti-korrupsion në Korçë! Arrestohet pas 3 muajsh 39-vjeçari

19 Tetor 2021, 10:49 Nga DOSJA
Operacioni anti-korrupsion në Korçë! Arrestohet pas 3 muajsh

KORÇË– Sokol Mullaj është arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës pasi ishte i shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar ‘Kontrata’. Ai ishte i shpallur në kërkim pasi ishte i akuzuar për veprën penale“Falsifikimi i dokumenteve”. Gjatë atij operacioni, u vu në pranga ish-drejtori dhe një punonjës i Postës Korçë dhe u morën masa shtrënguese ndaj disa punonjësve të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni i koduar “Kontrata”, i finalizuar 3 muaj më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Vihet në pranga 39-vjeçari, i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Sokol Mullaj, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në​ burg” për veprën penale​ “Falsifikimi i dokumenteve”, në lidhje me ngjarjen e datës 14.07.2021, ku u finalizua operacioni “Kontrata”, si rezultat i të cilit u ndalua ish-drejtori dhe një punonjës i Postës Korçë dhe u morën masa shtrënguese ndaj disa punonjësve të tjerë. Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce operacioni kontrata sokol mullaj arrestim ne korce operacioni kontrata sokol mullaj

Sondazh

Poll