Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, Llalla apelon: Mbyllja në qeli më sjell probleme në shëndet

19 Tetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar, Llalla apelon: Mbyllja në qeli

TIRANË– Edhe pse i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka apeluar këtë të hënë vendimin e dënimit të tij me dy vite burg. Përmes avokatit të tij mbrojtës, Llalla ka apeluar dënimin me argumentin se mbyllja në qeli do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Apeli i GJKKO-së pritet të caktojë datën e seancës në të cilën do të vendosë nëse do lërë në fuqi vendimin e marrë apo do të pranojë kërkesën e ish-kryeprokurorit për pezullimin e dënimit.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tashmë e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën.

Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Vetë ish-kryeprokurori ka braktisur Shqipërinë dhe është larguar jashtë vendit. Zyrtarisht asnjë institucion nuk di të përgjigjet se ku gjendet ish prokurori i përgjithshëm, ndonëse zëra të pakonfirmuar tregojnë se po kurohet në Zvicër.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla shpallet ne kerkim nderkombetar adriatik llalla adriatik llalla shpallet ne kerkim nderkombetar adriatik llalla

Sondazh

Poll