Aktualitet

‘Më jep paratë ose…’/ Arrestohet 40-vjeçari me tre emra në Vlorë, shantazhoi gruan

19 Tetor 2021, 10:31 Nga DOSJA
‘Më jep paratë ose…’/ Arrestohet 40-vjeçari

VLORË– Një 40-vjeçar, i cili ka tre identitete është arrestuar në Vlorë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Shtrëngim me anë të kanosjes’. Personi, ishte në kërkim pasi ka kanosur dhe shantazhuar një grua, me qëllim që të merrte nga ajo një shumë parash.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. Xh. alias R. R. alias E. R., 40 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Orikum, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar një shtetase, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore vlore arrestim ne vlore vlore

Sondazh

Poll