Aktualitet

Bie në kontakt me rrymën elektrike, elektriçisti përfundon në spital

19 Tetor 2021, 10:03 Nga DOSJA
Bie në kontakt me rrymën elektrike, elektriçisti përfundon

TIRANË– Elektriçisti i cili po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë në Paskuqan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ditën e sotme. Për pasojë, 55-vjeçari me inicialet K.G, ka përfunduar në spital aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.10.2021, rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”, duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike elektriçisti shtetasi K. G, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bie ne kontak me rrymen elektricisti ne paskuqan paskuqan bie ne kontak me rrymen elektricisti ne paskuqan paskuqan

Sondazh

Poll