Aktualitet

‘Mos e bëj me detyrim vaksinën’/ Rama-komentuesit: Jo o mik, nuk luhet si me skedinë

19 Tetor 2021, 10:20 Nga DOSJA

TIRANË– Vaksina me detyrim për studentët është kthyer në temë bisede dy ditët e fundit. Një prej qytetarëve është ankuar në ‘Facebook-un’ e kryeministrit Edi Rama pikërisht për vaksinimin me detyrim, duke i kërkuar që të mos e bëjë pasi studentët nuk e përballojnë dot. Rama i ka kthyer një përgjigje, duke i bërë të ditur se dhe Shqipëria po vepron si e gjithë bota. ‘Nuk luhet me jetën si me skedinën e futbollit, po i vihet gishti kokës e nuk dëgjohen tallagjaret e marrëzise njerëzore qe nuk dine çfare flasin, po dëgjohet shkenca që shpëton njerëz e sheron njerëz!- i tha Rama.

KOMENTET mes tyre:

Komentuesi: O Edi mos e bej me detyrim vaksinën se i fike studentët duke e blere 100 euro certifikatën e vaksinimit. Me këtë tutel po pasuron nji pjesë të atyre që sot merren me vaksinimin duke mos arritur qëllimin real të vaksinimit.

Edi Rama: Po mire o djalë po tërë bota qe nuk të lë të hysh asgjëkundi pa treguar certifikatën e vaksinimit janë budallenj apo janë çmendur të gjitha qeveritë e planetit dhe kanë përveshur mëngët te marrin në qafe njerëz?! Po si mendon ti janë çmendur fare fare edhe të gjitha mediat e gazetaret serioze të botes që nuk e nxjerrin këtë sekret të madh, të cilin e paskan zbuluar ca njerëz që nuk kane lidhje as me shkencën, as me shkollën, as me dijen?! Po si është e mundur që kur shkojnë në spital pastaj vuajnë e humbin jetën pikërisht ata që nuk janë vaksinuar apo edhe kjo është lojë thuaj?! Jo o mik jo, nuk është lojë kjo dhe nuk luhet me jetën si me skedinën e futbollit, po i vihet gishti kokës e nuk dëgjohen tallagjaret e marrëzise njerëzore qe nuk dine çfare flasin, po dëgjohet shkenca që shpëton njerëz e sheron njerëz!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama me komentues komentet ne fb te rames edi rama edi rama me komentues komentet ne fb te rames

Sondazh

Poll