Aktualitet

“Po falimentojmë”, Shoqata e Transportit paralajmëron reduktim urbanësh mbi 50%

19 Tetor 2021, 09:20 Nga DOSJA
“Po falimentojmë”, Shoqata e Transportit paralajmëron

TIRANË – Shoqata e Transportit Publik ka paraljmëruar ditën e sotme se do të vazhdoj edhe më tej reduktimi i shërbimit të transportit urban, pas reduktimit me 50%, nëse qeveria nuk merr masa.

Shoqata e Transportit tha se kanë kërkuar indeksim të çmimit, ndërsa i bëri thirrje bashkisë dhe qeverisë, që të ulen në tryezë e të gjejnë një zgjidhje, pasi në të kundërt ata do të falimentojnë. Ata thasn se nuk po krkojn luft me organet qeveritare, por po krkojn bashkpunim pr t zgjidhur situatn e vshtir n t viln ndodhen.

“Ne kemi kërkuar indeksimin e çmimit, që të shohim se ku janë të ardhurat e shërbimit të transportit. Kemi të ardhura vetëm nga biletat. Duhet të ulemi e të shohim një gjuhë të përbashkët për plotësimin e kërkesave, që të mos shkojmë te rritja e çmimit. Duhet ta kuptojnë të gjithë se ne nuk jemi në luftë me bashkinë apo qeverinë, por duam të ulemi në tryezë të përbashkët, pasi nëse nuk merren masa, do shkojmë drejt falimentimit. Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt në të ardhurat e shërbimit të transportit. Ne e kishim paralajmëruar reduktimin prej kohësh, nëse nuk merreshin masa, dhe do të shkojmë akoma më tej në reduktim”, u shprehën përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit.

Një tjetër përfaqësues i Shoqatës së Transportit Urban u shpreh se ata i kanë kërkuar qeverisë që të eliminojë disa taksa, në mënyrë që të mos ketë rritje çmimi për qytetarët.

“Nuk mendoj se institucionet mendojnë të eliminojnë transportin publik. Ne prej vitesh jemi ankuar për mungesën e infrastrukturës së transportit publik, si dhe kërkesat ekonomike, që tani mbizotërojnë në të gjitha problematikat që kemi. Ne kemi bërë disa propozime tonat, për eliminimin e disa taksave, që të mos ndikojë më pas te pasagjerët. Ne kemi thënë që po shkojmë drejt kolapsit total”, u shpreh ai.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shoqata e transportit shoqata kombëtare e transportit tirane transporti publik shoqata e transportit shoqata kombëtare e transportit tirane transporti publik

Sondazh

Poll