Aktualitet

3.4 mln euro në ‘Toyota Yaris’, dënohet me 1 vit burg Ervis Vladi

19 Tetor 2021, 09:34 Nga DOSJA
3.4 mln euro në ‘Toyota Yaris’, dënohet me 1 vit burg

TIRANË– Elvis Vladi do të bëjë vetëm një vit burg për kapjen e 3.4 milionë eurove që u gjetën në makinën e llojit “Toyota Yaris” në vitin 2018. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës. Vladi është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar ka përfituar zbritje dhe do të qëndrojë vetëm 12 muaj në qeli.

Vladi u dënua për veprën penale të mosdeklarimit të parave në kufi. Për të njëjtën çështje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka i cili u gjykua për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurove. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje, duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

Për këtë dosje janë arrestuar u arrestuan gjahstë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 13.4 mln euro 3.4 mln euro toyota yaris elvis vladi 13.4 mln euro 3.4 mln euro toyota yaris elvis vladi

Sondazh

Poll