Aktualitet

Vjedhje çdo natë, Rrogozhina “bie” në duart e hajdutëve

19 Tetor 2021, 10:13 Nga DOSJA
Vjedhje çdo natë, Rrogozhina “bie” në duart e

TIRANË – Një fenomen shqetësues për banorët po ndodh në njësinë administrative Lekaj, në Rrogozhinë, ku banesat po bien “pre” e vjedhjeve të vazhdueshme.

Sipas Faxweb, në këtë njësi banesat janë të rikonstrukturuara kurse shumica e vjedhjeve bëhen nëpër objekte që nuk banojnë njerëz. Këto banesa janë ndërtuar kryesisht nga paratë e emigrantëve që në shumicën e rasteve nuk jetojnë aty. Telefonatat në polici  javët dhe ditët e fundit kanë ndodhur pothuajse çdo natë dhe  banorët e mbetur denoncojnë rastet.

Hajdutët futën në banesa duke thyer  bravat apo dritaret dhe vjedhin kryesisht elektroshtëpiake, materiale bujqësore, pompa uji etj. Edhe vendodhja gjeografike e Lekaj i ndihmon shumë rastet e vjedhjes pasi ndodhet në një nyje rrugësh nga ku ata mund të largohen. Për më tepër rrugët janë të pandriçuara dhe mungojnë sistemet e monitorimit me kamera.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar disa persona të dyshuar në komisariat, por ende nuk kanë arritur të zbardhin asnjë nga rastet. Dyshimet janë se personat që kryejnë veprime të tilla nuk janë banorë të zonës.

Megjithëse është shtuar intensiteti i kontrolleve deri tani nuk ka pasur rezultat.  Policia ka ngritur dyshime se vjedhësit mund të kenë burimet e tyre të informimit në fshat apo edhe brenda në polici.

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy hajdut njesia administrative njesia lekaj tirane vidhen banesat ne rrogozhine arrestohen dy hajdut njesia administrative njesia lekaj tirane vidhen banesat ne rrogozhine

Sondazh

Poll