Aktualitet

Protestë kundër rritjes së çmimeve! Fermerët bllokojnë rrugët në orën 10:00

19 Tetor 2021, 06:57 Nga DOSJA
Protestë kundër rritjes së çmimeve! Fermerët

TIRANË– Fermerët pritet të zhvillojnë një protestë kundër rritjes së çmimeve. Përfaqësuesi i fermerëve doli një ditë më parë në një komunikatë për mediat duke u shprehur se fermerët janë drejt falimentimit për shkak të çmimeve të larta.

400 fermerë pritet të bllokojnë akset rurgore për rritjen e çmimit të drithërave për blegtorinë, për mos-mbështetjen nga ana e qeverisë. Protesta do të nisë në orën 10:00 dhe do të bëhet në çdo fshat që ka fermerë në qytetet e Lushnjes, Fierit, Divjakës dhe Beratit.

Fermerët kërkojnë nga qeveria dëmshpërblim për farën e domates, të cilën kanë blerë dhe ka rezultuar me defekt si dhe mbështetje për të gjithë fermerët, njësoj siç mbështeten nga vendet e rajonit. Ata gjithashtu kërkojnë uljen e çmimeve të farave dhe plehrave, pasi me këto çmime që kanë, ata po shkojnë drejt falimentimit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Fermerët nga Fier: Na subvenciononi, ky është vetëm një paralajmërim

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fermerët në protestë rritja e cmimeve ne shqiperi fermerët në protestë rritja e cmimeve ne shqiperi

Sondazh

Poll