Aktualitet

VD- Ngjeshen në grup! Qytetarët tentojnë të hapin dyert e urbanëve, s’presin dot

19 Tetor 2021, 08:40 Nga DOSJA
VD- Ngjeshen në grup! Qytetarët tentojnë të hapin dyert e

TIRANË– Qytetarët kanë nisur të ngjeshen njëri pas tjetrit pasi transporti publik po operon vetëm me gjysmën e flotave. Pamjet e publikuara nga FaxNews tregojnë qytetarët tentojnë të hapin dyert e urbaneve në mënyrë që të mos detyrohen të presin në stacione për autobusin e radhës.

Shoqata Kombëtare e Transportit kërkon plotësimin e 4 kërkesave financiare si: Kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë; Kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; Kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone; Kompensim të tarifës për biletën e studentit.

Kërkesat e tyre shoqata e transportit ia ka dërguar edhe kryeministrit Edi Rama. Vetë Bashkia e Tiranës tha se është në komunikim me kompanitë e transportit për të gjetur një zgjidhje. Shoqata Kombëtare e Transportit ka paralajmëruar që në muajin nëntor do të dalë me vetëm 20% të flotave.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shoqata kombëtare e transportit transporti publik urbanet ne tirane shoqata kombëtare e transportit transporti publik urbanet ne tirane

Sondazh

Poll