Sport

E bujshme! Icardi kërcënon të largohet nga PSG, nëse Wanda Nara nuk kthehet me të

19 Tetor 2021, 08:57 Nga DOSJA
E bujshme! Icardi kërcënon të largohet nga PSG, nëse Wanda

ARGJENTINE – Lajmi më i bujshëm vjen nga Amerika Latine, saktësisht nga Argjentina, në lidhje me situatën e familjare që po përjeton sulmuesi Mauro Icardi.

Sipas asaj që u raportua nga programi “Los Angeles de la Manana” në Canal 13, futbollisti ka kërcënuar, se do të ndërpriste kontratën me Paris Saint-Germain, nëse Wanda Nara do të vendoste të prishej përfundimisht me të.

Kujtojmë që gruaja nuk është vetëm bashkëshortja, por edhe agjentja e tij dhe kontrata është në emrin e saj. Prandaj një situatë e tillë do të kishte pasoja të rëndësishme ekonomike mbi të.

Lojtari nuk është paraqitur në stërvitjen e PSG në dy ditët e fundit, për të fluturuar në Milano, duke u përpjekur për të zgjidhur situatën e tij familjare. Sidoqoftë, trajneri Mauricio Pochettino ka specifikuar, se lojtari do të thirret për ndeshjen e sotme kundër Manchester City për Champions League.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport "los angeles de la manana" amerika latine edhe agjentja e tij mauricio pochettino paris saint germain saktësisht nga argjentina sulmuesi mauro icardi. wanda nara "los angeles de la manana" amerika latine edhe agjentja e tij mauricio pochettino paris saint germain saktësisht nga argjentina sulmuesi mauro icardi. wanda nara

Sondazh

Poll