Sport

Nuk ka fitues në derbin “e vogël” të Londrës, në fund vetëm barazim 2-2…

19 Tetor 2021, 05:10 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në derbin “e vogël” të Londrës,

ANGLI – “Topçinjtë” përsëri nuk arrijnë të fitojnë. Në të ashtuquajturin derbi “i vogël” i Londrës, përballë Crystal Palace, ata në sekondat e fundit të ndeshjes ia dolën të barazojnë dhe të shmangin humbjen, teksa Lacazette shënoi dhe fiksoi shifrat 2-2.

Arsenali gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 8-të me anë të sulmuesit kryesor Pierre Emenick Aubameyang.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Crystal Palace përmbysi gjithçka dhe falë golave të Benteke (50’) dhe Edouard (73’), kaloi 2-1 në epërsi.

Megjithatë, kur gjithçka thuajse duket e përfunduar, në minutën e 95-të, francezi Lacazette i shpëton “nderin” Arsenalit, pasi arrin të shtyjë drejt rrjetës një top, duke barazuar shifrat në 2-2 dhe shmangur humbjen e “Topçinjve”, të cilët me 11 pikë renditen në vendin e 12-të.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arsenalit crystal palace derbi “i vogël” i londrës francezi lacazette pierre emenick aubameyang topcinjte arsenalit crystal palace derbi “i vogël” i londrës francezi lacazette pierre emenick aubameyang topcinjte

Sondazh

Poll