Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Kuçovë, ishin shpallur në kërkim

19 Tetor 2021, 08:15 Nga DOSJA
Arrestohen 2 persona në Kuçovë, ishin shpallur në

KUÇOVË – Policia e Kuçovës ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët po i kërkonte prej kohësh. H.K, 66 vjeç është prangosur në Perondi, Kuçovë pasi nuk kishte pranuar vendimin e gjykatës së Beratit për denimin me 2 muaj burg dhe ishte arratisur.

Kurse K.Rr, 56 vjeç, banues në Dimal, është arrestuar pasi kishte refuzuar të zbatonte vendimin egjykatës së Beratit për denim me 4 muaj burg.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim policor.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-H.K., 66 vjeç, banues në Perondi, Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Pengim për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”.

-K.Rr., 56 vjeç, banues në Dimal, Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i vendimit të Gjykatës”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dimal gjykata e beratit kucove policia e kucoves dimal gjykata e beratit kucove policia e kucoves

Sondazh

Poll