Sport

Anglia dënohet me një ndeshje pa tifozë në “Wembley”

18 Tetor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Anglia dënohet me një ndeshje pa tifozë në

ANGLI – Sipas qeverisë europiane të futbollit, Federata Angleze duhet të zhvillojë dy ndeshje pa tifozë, njëra prej të cilave është pezulluar dhe një gjobë prej 100,000 eurosh për skenat e dhunës në finalen e Kampionatit Europian midis Anglisë dhe Italisë, më 11 korrik.

“Sportsmail” zbuloi muajin e kaluar, se FA kërkoi një seancë gjyqi kundër këtij dënimi dhe ta ulin dënimin, në të paktën një ndeshje, gjë që ata e kanë fituar.

FA i kishte theksuar UEFA-s se organi drejtues i futbollit europian ishte përditësuar plotësisht me masat policore dhe të sigurisë të vendosura për finalen midis Anglisë dhe Italisë, me shpresën për të minimizuar ndëshkimin e tyre.

Sidoqoftë, UEFA ishte aq e zhgënjyer me skenat e turpshme që çuan deri në finale, sa që ata morën një ndeshje pezullim për tifozët.

Sot, FA tha se ndjen “keqardhje e thellë” që huliganët ishin në gjendje të hynin në stadium dhe theksoi se ajo vazhdon të punojë me autoritetet për t’i vënë ata para përgjegjësisë.

Pas finales, FA lëvizi shpejt për të porositur një rishikim të pavarur të ngjarjeve që lidheshin me ndeshjen, të udhëhequr nga baronesha Kejsi.

Ndeshja e pa tifoze ka të ngjarë të jetë një ndeshje e Ligës së Kombeve në qershor.  Shorti për Ligën e Kombeve do të mbahet më 16 dhjetor. Anglia mund të luajë me Francën, Spanjën, Italinë ose Belgjikën, pa asnjë tifoz duke evituar kështu që dënimi të kryej në eliminatoret e Kupës së Botës ndaj Shqipërisë, më 12 nëntor.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #euro2020 #dënimi anglia shqiperia uefa #euro2020 #dënimi anglia shqiperia uefa

Sondazh

Poll