Sport

Portieri Handanovic ‘replikon’ me trajnerin Sarri: “Pse ju nuk bëtë si Bielsa?…”

18 Tetor 2021, 10:57 Nga DOSJA
Portieri Handanovic ‘replikon’ me trajnerin Sarri: “Pse ju nuk

ITALI – “La Gazzetta dello Sport” sot raporton një bisedë, të pas ndeshjes Lazio-Inter kur ekipet, pas suksesit të “bardhekaltërve” dhe polemikave mbi arbitrimin e gjyqtarit Irrati në golin e dytë të lacialëve, teksa po ktheheshin në dhomat e zhveshjes.

Eshtë një dialog “i përgjuar” midis kapitenit të Interit, Samir Handanovic dhe trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri.

“Pse nuk e ndalët lojën?”- pyet Handanovic. “Po unë, më shumë sesa ngrita dorën, çfarë tjetër mund të bëj?”– i është përgjigjur Sarri. “Mund të kishit bërë si Bielsa, a ju kujtohet Bielsa?”, – vazhdon bisedën portieri i zikaltërve…

Referenca është për skenën që u bë e famshme, më 28 prill 2019. Loco i Leeds shënoi kundër Aston Villa, në një kohë, kur një lojtar kundërshtar ishte në tokë. Pas polemikave dhe mosmarrëveshjeve në fushë për golin e shënuar, trajneri argjentinas urdhëroi ekipin e tij që ta lejonin Aston Villan të shënojë dhe të barazojë. Kjo ndodhi dhe ndeshja përfundoi 1-1.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “la gazzetta dello sport” kapitenit të interit loco i leeds shënoi kundër aston villa maurizio sarri një dialog “i përgjuar” pas ndeshjes lazio-inter samir handanoviç trajnerit të lazios “la gazzetta dello sport” kapitenit të interit loco i leeds shënoi kundër aston villa maurizio sarri një dialog “i përgjuar” pas ndeshjes lazio-inter samir handanoviç trajnerit të lazios

Sondazh

Poll