Sport

Kreu i legës, Dal Pino: “Serie A ende me 20 ekipe. ‘VAR’ edhe për racizmin…”

18 Tetor 2021, 11:28 Nga DOSJA
Kreu i legës, Dal Pino: “Serie A ende me 20 ekipe. ‘VAR’

ITALI – Serie A ende me 20 ekipe. Kjo u zbulua nga Paolo Dal Pino: “Klubet e vogla janë zemra e Serie A dhe janë themelore në konkurrencë. FIGC ka thënë, se për numrin e ekipeve, vendimin përfundimtar ia ka lënë Serie A. Ne po flasim për këtë dhe diskutimi është i hapur. Maja për momentin tenton të mbetet në 20 ekipe”.

Presidenti i legas së Serie A, gjithashtu ka folur edhe për temën e nxehtë të racizmit: “Ky është një problem që nuk shihet vetëm në stadiume. Disa personazhe nuk duhet të hyjnë më në ambientet e ndryshme të Serie A, ne kemi bërë fushatë “Keep Racism Out” dhe tani duam të ndërmarrim hapa konkretë, për të përjashtuar njerëzit dhe për të parandaluar mundësinë që racistët të blejnë bileta.

Ne kemi krijuar një strukturë të madhe, në Lissone, me VAR dhe gjëra të tjera. Unë gjithashtu do të doja të krijoja një dhomë që kamerat të përdoren edhe kundër veprimeve raciste, ne do të shohim se si do ta bëjmë atë. Atëherë ne mund të veprojmë menjëherë dhe t’i nxjerrim nga stadiumet ata që njollosen me akte racizmi”.

Në radio “Anch’io lo sport”, ai gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë: “Eshtë e vështirë të kuptohet se si një shtet nuk kujdeset për një sektor që, në 13 vitet e fundit, ka kontribuar më shumë se 14 miliardë.

Ne dhe FIGC kemi kërkuar masa me kosto zero, për të mbështetur klubet tona, që kanë pësuar 1.2 miliardë euro humbje nga pandemia, duke pasur parasysh që stadiumet kanë qenë të mbyllur për më shumë se një vit. Shpresoj, që së shpejti, ajo që ne e quajmë mbikëqyrje, të mund të korrigjohet, sepse përndryshe ajo do të ishte e papranueshme”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport "keep racism out" paolo dal pino presidenti i legas së serie a serie a "keep racism out" paolo dal pino presidenti i legas së serie a serie a

Sondazh

Poll