Sport

Shpërthejnë shtangistët shqiptarë: 9 medalje ari dhe 2 argjendi në “Open Bosnia Cup”

18 Tetor 2021, 12:13 Nga DOSJA

BOSNJE-HERCEGOVINE – Në turneun ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës (“Open Bosnia Cup”), morën pjesë edhe një ekip përfaqësues i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, i cili arriti rezultate të shkëlqyera.

Shtangistët shqiptarë arritën të fitonin 9 medalje të arta dhe 2 argjendi.

Gjithashtu, në përfundim të eventit, sportistët tanë u nderuar edhe me trofeun “Open Bosnia Cup”, si ekipi më i mirë dhe i suksesshëm në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Kjo arritje, në turneun ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës, tregon dhe një herë rrugën e mbarë të ecurisë së peshëngritjes shqiptare. Në “Open Bosnia Cup” spikatën sportistët Ertjan Kofsha, Franko Ferra, Sajmir Lagja, ndërsa për femra Desjana Koni.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport angela merkel koronavirusi ne bote shtangistët shqiptarë sportistët tanë u nderuar edhe me trofeun turneun ndërkombëtar të bosnjë-hercegovinës angela merkel koronavirusi ne bote shtangistët shqiptarë sportistët tanë u nderuar edhe me trofeun turneun ndërkombëtar të bosnjë-hercegovinës

Sondazh

Poll