Sport

Di Canio i “pa mëshirshëm” ndaj Lulakut: “Ai është i fortë, por jo sulmues i madh”

18 Tetor 2021, 08:53 Nga DOSJA
Di Canio i “pa mëshirshëm” ndaj Lulakut: “Ai

ANGLI – Ish-sulmuesi italian Paolo Di Canio, aktualisht opionist dhe me një përvojë të konsiderueshme në futbollin britanik, nuk e ka kursyer Romelu Lukaku. Debutimi i tij ishte perfekt, me një gol ndaj Arsenalit, dy të tjerë më pas ndaj Aston Villas, si dhe një ndaj Zenitit në Champions League, janë “harruar” dhe e kanë venitur entuziazmin e londinezëve.

Sulmuesi belg nuk shënon më prej 6 ndeshjesh, katër prej të cilave në Premier League, një në FA Cup e një në Champions, kanë bërë që zërat kritikë të ngrenë teorinë, se Lukaku është një lojtar i ngadaltë dhe jo shumë komod për një kampionat ai anglez.

“Chelsea fiton dhe mban vendin e parë, por Lukaku nuk shënon prej 6 javësh. Përfundimisht mund të themi se ai është një lojtar funksional, njësoj siç ishte Llorente te Juventusi i Contes, por kurrsesi një sulmues i madh. Edhe Llorente te Juventusi i Contes shënoi 16 gola, asnjë me penallti. Thjesht Lukaku është pak më i fortë, por jo një sulmues i madh.”

Kështu ka deklaruar Di Canio pas ndeshjes Brentford-Chelsea, ku golin e vetëm të fitores për “blutë” e Londrës e shënoi Chilwell (45’), ndërkohë që Romelu Lukaku u zëvendësua nga Havertz në minutën e 77-të të takimit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brentford-chelsea llorente te juventusi i contes ndaj arsenalit paolo di canio premier league romelu lukaku zenitit në champions league brentford-chelsea llorente te juventusi i contes ndaj arsenalit paolo di canio premier league romelu lukaku zenitit në champions league

Sondazh

Poll