Sport

Prag tragjedie, shembjet një pjese e stadiumit në Holandë, nisin hetimet…

18 Tetor 2021, 08:30 Nga DOSJA
Prag tragjedie, shembjet një pjese e stadiumit në Holandë, nisin

HOLANDE – Një ngjarje tragjike, për pak sa nuk ndodhi në “Goffertstadion” të Nijmegen, në Holandë. Ndërsa tifozët e Vitesses, po festonin fitoren 1-0 të skuadrës së tyre në transfertë, një pjesë e tribunes, ku ata po kërcenin u shtrembërua.

Drejtori i ‘NEC’ Wilco van Schalk, i tha transmetuesit kombëtar holandez ‘NOS’ se, sipas informacioneve të tij, askush nuk ishte dëmtuar. “Kishte diçka nën stendë dhe kjo parandaloi çdo gjë më serioze,”- ka deklaruar ai.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Nijmegen, Hubert Bruls, ka bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm, pavarësisht asaj që dukej se ishte diçka e rastit. “Për fat të mirë, me sa dimë ne, askush nuk u lëndua. Unë dua një hetim sa më shpejt të jetë e mundur për atë që ndodhi këtu,”– është shprehur kryebashkiaku Bruls.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “goffertstadion” të nijmegen kombëtar holandez kryebashkiaku i nijmegen në holandë nijmegen vitesse arnhem “goffertstadion” të nijmegen kombëtar holandez kryebashkiaku i nijmegen në holandë nijmegen vitesse arnhem

Sondazh

Poll