Sport

Shqipëria bëhet gati për Europianin U-17, ja të përzgjedhurit për Irlandën e Veriut

18 Tetor 2021, 09:15 Nga DOSJA

TIRANE Kombëtarja shqiptare U-17 është gati të fillojë aventurën në eliminatoret e Kampionatit Europian 2022 për grup-moshën 17 vjeç. Përfaqësuesja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku, është e shortuar në grupin 12, së bashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut, e cila do të jetë edhe vendi pritës i ndeshjeve të këtij grupi.

Trajneri Bulku ka publikuar edhe listën me 24 lojtarë të thirrur për tri ndeshjet zyrtare, ku 11 prej tyre aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 13 në kampionatin shqiptar. Përfaqësuesja e U-17 ka zhvilluar përgatitje intensive që nga muaji gusht me grumbullime të vazhdueshme, pjesëmarrje në “Torneo delle Nazioni” në Itali, si edhe miqësore me Kosovën dhe me klube të ndryshme shqiptare. Tashmë grupi i lojtarëve është i kolauduar dhe gati për të treguar vlerat në këtë kompeticion zyrtar.

Kuqezinjtë e rinj e nisin grumbullimin pikërisht sot në kompleksin “Tropikal” në Durrës për të vijuar deri të dielën, datë 24 tetor, përgatitjet në Shqipëri. Më pas, përfaqësuesja do të udhëtojë drejt Irlandës së Veriut, teksa më datë 27 tetor do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Italisë. Më datë 30 tetor kuqezinjtë do të sfidojnë Skocinë dhe më datë 2 nëntor përballen më vendasit e Irlandës së Veriut.

Më poshtë edhe lista me emrat e 24 lojtarëve të thirrur nga trajneri Ervin Bulku për ndeshjet e Europianit:

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport grup-moshën 17 vjeç kampionatit europian 2022 në kompleksin “tropikal” në durrës përfaqësuesja e u-17 trajneri ervin bulku grup-moshën 17 vjeç kampionatit europian 2022 në kompleksin “tropikal” në durrës përfaqësuesja e u-17 trajneri ervin bulku

Sondazh

Poll