Sport

VIDEO / Tirana i shkakton humbjen e parë Teutës dhe kryeson e vetme

17 Tetor 2021, 20:08 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana i shkakton humbjen e parë Teutës dhe kryeson e vetme

ELBASAN – Eshtë mbyllur në barazim pjesa e parë mes Teutës dhe Tiranës, ndeshje që po zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit.
Pa u nxehur ende motorrët e sfidës është Redon Xhixha që zhbllokon ndeshjen që në minutën e parë.

Qirko grushton goditjen e Toshevskit, por topi shkon sërish te Xhixha, që këtë herë e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë dhe t’u japë avantazhin bardhebluve.

Megjithatë avantazhi bardheblu nuk zgjat shumë, pasi në minutën e 16-të një goditje standard, e ekzekutuar mirë nga Kallaku, shkon te Ivanovic, që gjuan saktë me kokë, duke e dërguar në rrjetën e portës së Bekajt.

Me shifrat 1-1 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes që përballë kryesuesit e Superiores.
Me fillimin e së dytë është Teuta këtë here që kalon në avantazh. Pas një aksioni pa shumë pretendime, Acquah dërgon një krosim në zonë, aty ku Najdovski provon ta largojë në këndore, por e dërgon topin në rrjetën e portës së Bekajt.

Ka korrigjuar shumë shpejtë gabimin skuadra bardheblu dhe gjen golin e barazimit pas 3 minutash. Një top i gjatë i Hoxhallarit, gjen Seferin në zonë, i cili ul saktë për Totre dhe mesfushori nga Maqedonia e Veriut e dërgon në rrjetë.

Pak minuta më pas vjen edhe goli i avantazhit për skuadrën e Tiranës. Fantazisti bardheblu Vesel Limaj ekzekuton në mënyrë spektakolare një goditje dënimi, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Qirko. Perfekt ekzekutimi i fantazistit, por jo pa faj gardiani i durrsakëve, që u spostua shumë në shtyllën e parë, ndërkohë që duhej të bënte të kundërtën.

Me shifrat 2-3 në favor të Tiranës mbyllet dhe kjo përballje që lë në krye të Abissnet Speriores skuadrën e Tiranës, e cila ngjitet në kuotën e 11 pikëve me 3 fitore dh 2 barazime pas 5 javësh kampionat.
B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport abissnet superiore futboll kampionati shqiptar kategoria superiore superliga teuta tirana abissnet superiore futboll kampionati shqiptar kategoria superiore superliga teuta tirana

Sondazh

Poll