Politike

VD-“Mos bëni gansterin”, debat i fortë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

18 Tetor 2021, 15:14 Nga DOSJA
VD-“Mos bëni gansterin”, debat i fortë në Komisionin

TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe Opozitës. Nasip Naço vuri në dukje disa gabime në rregullore, për të cilat debatoi me kryetarin e këtij Komisioni, Enkelejd Alibeaj. Më pas, ms tyre ndërhyri deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili tha se përfaqësuesit e maxhorancës nuk duhet të bëjnë ‘gangsterin’. Më pas foli sërish një prej anëtarëve të maxhorancës, Blerina Gjylameti, e cila e akuzoi Alibeajn për njëanësi në mbledhje.


Pjesë nga debati:

Nasip Naço: Këtu ka dhjetëra gabime

Enkelejd Alibeaj: Në radhë të parë do t’ju kërkoj të zgjedhim gjuhën, ju thoni ka dhjetëra gabime, tjetri thotë ka një thes me gabime. Terma të tillë që sapo përdore, do ta shohësh apo çfarë është e udhës të mos përdoren më në këtë komision, si bën mirë juve dhe as këtij komisioni. Jam i kujdesshëm i qetë dhe po bëj maksimumin për ta bërë punën e këtij komisioni të futet në rrugë të mbarë një orë e më pare.

Ervin Salianji: Ne jemi në shumë komisione. Këta kolegët përballë kanë një agresivitet, flasin në mënyrë të njëkohëshme. Ne kemi një mijë arsye më shumë dhe nuk e bëjmë këtë gjë. Mos e ngrini zërin dhe mos bëni rolin e gangsterit sepse nuk mbulohet manipulimi as me sherre e as me shamata. Është proçedurë, ju nuk bëni dot gangsterin këtu. Ruani etikën.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për 25 prillin, Bardhi kërkon largimin e Etjen Xhafajt

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike blerina gjylameti enkelejd alibeaj ervin salianji komisioni hetimor per 25 prillin nasip naço blerina gjylameti enkelejd alibeaj ervin salianji komisioni hetimor per 25 prillin nasip naço

Sondazh

Poll