Politike

Soreca takohet me Ministren e Financave: Duhet të përmirësohet klima e biznesit

18 Tetor 2021, 15:52 Nga DOSJA
Soreca takohet me Ministren e Financave: Duhet të përmirësohet

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka zhvilluar një takim më Ministren e Financace dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Me anë të një postimi në Twitter, Soreca shkruan se në takimin me ministren ka theksuar nevojën e përmirësimit të klimës së biznesit në vend, ndërkohë që ka shtuar se fokusi duhet të jetë në ndërmarrjen e veprimeve kundër pastrimit të parave.

“Takimi i parë zyrtar sot me ministren e sapoemëruar të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Ndërsa Shqipëria po tregon shenjat e para të rimëkëmbjes, është thelbësore të dyfishohen përpjekjet për të çuar përpara agjendën e reformave dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri. Inkurajova ministren të ketë fokus të lartë në veprimet kundër pastrimit të parave, prioritet vendimtar në procesin e pranimit në BE. Thelbësore të përmbushen angazhimet për ndihmën makro-financiare prej 180 milion eurosh dhe për të luajtur plotësisht rolin kryesor të Ministrisë në mbështetjen buxhetore dhe koordinimin e donatorëve” shkruan Soreca.

1/2 First official meeting today with newly appointed Minister of Finance and Economy @DelinaIbrahimaj??. While #Albania is showing first signs of recovery, it is essential to redouble efforts to move forward the reforms agenda and to improve business climate in??. I encouraged… pic.twitter.com/uAo9IWj0DI

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) October 18, 2021

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike delina ibrahimaj luigi soreca soreca takim me ibrahimaj delina ibrahimaj luigi soreca soreca takim me ibrahimaj

Sondazh

Poll