Bota

‘Të intubuarit nuk kanë shtretër’, Greqia në kaos pas shtimit të rasteve me Covid-19

16 Tetor 2021, 10:59 Nga DOSJA
‘Të intubuarit nuk kanë shtretër’, Greqia në

GREQI- Rastet e shtuara me koronavirus në Greqinë Veriore po shkaktojnë kaos në spitale ku pothuajse të gjithë shtretërit janë të zënë dhe jashtë kapaciteteve të tyre.

Sipas mediave greke, më problematike mbete situata në Ahepa ku të gjithë shtretërit janv të zën dhe 4 pacientë të intubuar qëndrojnv jashtë repartit të kujdesit intensiv.

Këtë mëngjes kishte 6 raste të intubuara të koronavirusit në një klinikë në një listë pritjeje në AHEPA që nga mbrëmë,“- tha Michalis Giannakos, presidenti i POEDIN.

Sipas të dhënave dy pacientët arritën të gjejnë një shtrat dhe u shërbyen ndërsa 4 mbeten të intubuar në një repart të përbashkët të spitalit. Të 6 pacientët janë të pavaksinuar.

Shkalla e vdekshmërisë është shumë e lartë në të gjitha njësitë e kujdesit intensiv. Dmth ju nuk keni një mushkëri që të oksigjenohet. E gjithë mushkëria është shkatërruar. Nëse shihni një mushkëri, nëse shihni një rreze x ose një skanim CT të një personi të rëndë me covid, do të keni frikë,”- thotë drejtori i shërbimit mjekësor të spitalit të Serresit, Dimitris Balaxis.

Në Kavala 7 nga 7 shtretërit e kujdesit intensiv janë të zënë. Në spitalin e Aleksandropolisit kanë mbetur vetëm 3 shtretër bosh, ndërsa në Larisën “e kuqe” spitalet funksionojnë në një pikë kufitare.

Të dy spitalet në Larisa janë plot. Dje, Universiteti ishte në detyrë, 67 persona shkuan në spital. Nuk ka shtretër të tjerë për shtrime të reja ”,- nënvizoi guvernatori i Thesalisë, Kostas Agorastos.

Në të njëjtën kohë, edhe rastet në Athinë janë rritur, siç tregojnë të dhënat e fundit ku u ngrit niveli nga zona “e verdha” në “portokalli” ndërsa Magnesia dhe Evros pritet të kalojnë në “të kuqe” .

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dimitris balaxis koronavirusi në greqi michalis giannakos vaksinimi ne greqi dimitris balaxis koronavirusi në greqi michalis giannakos vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll