Bota

Përmirësohet shëndeti i Clinton, së shpejti del nga spitali

16 Tetor 2021, 09:52 Nga DOSJA
Përmirësohet shëndeti i Clinton, së shpejti del nga spitali

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton është mirë dhe do të dalë së shpejti nga një spital i Kalifornisë Jugore ku po trajtohet për infeksion, tha Presidenti, Joe Biden.

Sipas mediave të huaja, Biden tha të Premten gjatë fjalimeve në Universitetin e Konektikatit se ai kishte folur me Clinton dhe ish-Presidenti tha se ndjehej mirë.

“Ai nuk është në ndonjë gjendje të rëndë. Ai do dali së shpejti, siç e kuptoj. Nëse është nesër apo të nesërmen, nuk e di.”-u shpreh Biden.

Bill Clinton, 75 vjeç, u pranua në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë Irvine, në juglindje të Los Anxhelosit, të martën me një infeksion në rrugën urinare dhe nuk ka lidhje me Covid-19.

Zëdhënësi i Clinton, Angel Urena tha të Premten se zoti Clinton do të qëndrojë në spital gjatë natës për të marrë antibiotikë të tjerë intravenozë. Ai tha se Clinton kishte një infeksion urologjik që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut, por ai është në shërim dhe kurrë nuk ka kaluar në shok septik, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën.

(d.a/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angel uren hillary clinton joe biden semuret bill clinton angel uren hillary clinton joe biden semuret bill clinton

Sondazh

Poll