Bota

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 5 kategori që votojnë sot

16 Tetor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 5 kategori që

MAQEDONIA E VERIUT– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut sot duhet të zhvillojë procesin zgjedhor për disa kategori siç janë të sëmurët, ata që nuk kanë mundësi dhe personat që janë në karantinë për shkak Covid-19.

Votimi për të sëmurët dhe të pamundurit do të bëhet më 16 tetor. Gjithsej 7891 persona për të sëmurët dhe të paaftë paraqitën kërkesë në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për të votuar, nga të cilët 3.545 persona janë pranuar deri më tani, dhe 283 persona janë refuzuar”,- thuhet në deklaratvn e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në seancën e XXIX-të, KSHZ-ja realizoi zgjedhje të rastit për kryetar dhe anëtar të këshillave të veçanta zgjedhore që do të zbatojnë votimin e personave që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetëizolimit.

Ekzistojnë pesë grupe të votuesve që votojnë një ditë para ditës së zgjedhjeve: personat e pafuqishëm dhe të sëmurë dhe personat që janë në arrest shtëpie; personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim; personat e shpërngulur brenda vendit; personat në karantinë shtëpiak ose në vetëziolim; personat të cilët gjatë zgjedhjeve janë në përkujdesje në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kush voton sot

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni komisioni shtetëror i zgjedhjeve zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut komisioni shtetëror i zgjedhjeve zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll