Bota

Ambasada amerikane në Kosovë mbështet kërkesën për mbylljen e misionit të UNMIK-ut

16 Tetor 2021, 08:53 Nga DOSJA
Ambasada amerikane në Kosovë mbështet kërkesën për

KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë, ka mbështetur deklaratat e djeshme në Këshillin e Sigurimit në lidhje me përfundimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Në një postim në Twitter, ambasada ka shpërndarë fjalimin e ambasadorit të SHBA-së në OKB, Jeffrey DeLaurentis, i cili deklaroi se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin në Kosovë.

Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. “, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, që citon pjesë nga fjalimi i djeshëm i ambasadorit amerikan në OKB.

Dje në mbledhjen e KS të OKB-së, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut, të cilin e kritikoi për qëndrimin e tij kundrejt veprimeve të institucioneve të Kosovës të cilat sipas shefit të këtij misioni ishin të njëanshme.

“Recent events again demonstrated that UNMIK has fulfilled its purpose as outlined in the original mandate. We should acknowledge this reality and move toward its closure.”https://t.co/vJrNtzDw5P

— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) October 16, 2021

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora jeffrey delaurentis okb-ja per kosoven unmik jeffrey delaurentis okb-ja per kosoven unmik

Sondazh

Poll