Bota

Arrestohen 4 persona në Maqedoni për shitblerje vote

16 Tetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
Arrestohen 4 persona në Maqedoni për shitblerje vote

MAQEDONIA E VERIUT– 4 persona janv arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut të dyshuar për “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen nesër.

Sipas njoftimit të policisë, 4 personat e arrestuar janë: 26 vjeçari E.B., 27 vjeçari S.M., 50 vjeçari N.B. dhe 35 vjeçari J.M., tek të cilët ishin gjetur 121 000 denarë dhe 250 euro.

U vërejtën persona që jepnin para në këmbim të votës për zgjedhjet aktuale lokale, gjegjësisht kryenin veprën penale në bazë të nenit 162 nga Kodi Penal. Është njoftuar prokurori publik dhe pas marrjes së urdhrit gjyqësor janë kryer edhe bastisje në shtëpitë e tyre, ndërsa ata po mbahen në stacionin policor për ndjekjen e procedurave të ardhshme”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dje dhe një 50-vjeçar gjithashtu si të dyshuar për shitblerjen e votave për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, duke paralajmëruar kallëzim penal në bazë të nenit 162, paragrafi 1 dhe 2 për “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”. Prokuroria ka filluar hetimin për zbardhjen e rastit ku qytetari dyshohet për shitblerjen e votës në vlerë prej 3 mijë denarë sipas dyshimeve të para.

Lajmi kryesor/ Maqedonia e Veriut nesër në zgjedhje lokale, 299 kandidatë për 80 komuna

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni 23 vjecari shqiptar arrestohet ne itali policia e maqedonise se veriut zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut 23 vjecari shqiptar arrestohet ne itali policia e maqedonise se veriut zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll