Bota

Do të qëndrojnë 6 muaj, anija kozmike e Kinës zbarkon në stacionin hapësinor

16 Tetor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Do të qëndrojnë 6 muaj, anija kozmike e Kinës zbarkon

KINË – Anija kozmike Shenzhou-13 e Kinës që mbante tre astronautë u ankorua të shtunën në stacionin e saj hapësinor, duke filluar një qëndrim rekord prej gjashtë muajsh ndërsa vendi po ecën drejt përfundimit të postës së re orbitale.

Sipas ABCnews, anija u lëshua nga një raketë Long March-2F në orën 12:23 të së shtunës dhe u lidh me modulin bazë Tianhe të stacionit hapësinor Tiangong në 6:56 të mëngjesit, afërsisht gjashtë orë e gjysmë më vonë.

#Shenzhou13 successfully arrived at China’s #Tiangong space station, docking with the radial port of the Tianhe core module at 6:56 a.m. on Saturday morning.
This marked the start of an unprecedented six-month stay in orbit for the crew of three Chinese astronauts.#神舟十三号 pic.twitter.com/WZS4nd1KQx

— Shenzhen Channel (@sz_mediagroup) October 16, 2021

Të tre astronautët hynë në modulin bazë të stacionit hapësinor Tianhe rreth orës 10 të mëngjesit. Dy burrat dhe një grua janë ekuipazhi i dytë që u zhvendos në stacionin hapësinor, i cili u nis prillin e kaluar. Ekuipazhi i parë qëndroi tre muaj.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anija kozmike anija kozmike shenzhou-13 kine te jetosh ne nje anije kozmike anija kozmike anija kozmike shenzhou-13 kine te jetosh ne nje anije kozmike

Sondazh

Poll