Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ-ja nis shpërndarjen e materialeve

16 Tetor 2021, 09:07 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ-ja nis shpërndarjen e materialeve

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ditën e sotme ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore ku përfshihen fletët e votimit për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

Në rang kombëtar do të votohet në 38 komuna për të zgjedhur kryetarin e ri dhe asambletë komunale, ku sipas të dhënave zyrtare janë rreth 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, pvrmes një postimi në Facebook ka sqaruar mënyrën se si mund të votoni me kusht në zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.  Votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën. Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër. Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka shkruar Elezi.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Nis heshtja zgjedhore, nesër garë e fortë

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll