Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Nis heshtja zgjedhore, nesër garë e fortë

16 Tetor 2021, 05:56 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Nis heshtja zgjedhore, nesër

PRISHTINË– Sot, që prej orës 07:00 të mëngjesit deri nesër në të njëjtën ore ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë. Për zgjedhjet që do të mbahen nesër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, nga të cilat 32 janë parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është 5364 të tillë. Gjithsej garojnë për të drejtuar komunat, 166 kandidatë, ndërsa 5198 të tjerë kërkojnë votën për të përfaqësuar qytetarët nëpër kuvende komunale. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 persona, ku mbi 41 mijë prej tyre do të votojnë për herë të parë.

Sipas Ligjit për Zgjedhje, kandidatët kanë kohë të bëjnë fushatë 30 ditë, pavarësisht se këtë herë fushata ka qenë më e cunguar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Liderë të ndryshëm të partive në vend kanë zgjedhur forma të ndryshme për të promovuar kandidatët e tyre.

Kush subjekt dhe sa komuna fitoi në 2017?

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 më së shumti komuna kishte fituar subjekti politik Lista Serbe, gjithsej dhjetë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Gracaniça, Kllokot, Novobërdë, Partesh dhe Shtrëpcë. Lista Serbe u pasua nga Lidhja Demokratike e Kosovës me tetë komuna të fituara: Fushë Kosovë, Gjilan, Istog, Lipjan, Pejë, Viti, Vushtrri dhe Podujevë. Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt fitoi shtatë komuna: Deçan, Gjakovë, Junik, Klinë, Obliqi, Rahovec, dhe Suharekë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Partia Demokratike e Kosovës mori udhëheqjen e pesë komunave: Dragash, Gllogoc, Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, e nga ana tjetër LVV mori vetëm tre: Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën. Por, më vonë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ai i Kamenicës, Qëndron Kastrati u larguan nga partia e Albin Kurtit. Nisma Socialdemokrate fitoi Malishevën; Partia Demokratike Turke, Mamushën; e Hanin e Elezit e fitoi kandidati i pavarur, Refki Suma, e Skënderajin, kandidati i pavarur, Bekim Jashari.

Megjithatë në 4 vite gjendja dhe situata politike ka ndryshuar, me një LVV të ardhur në pushtet, e partitë opozitare nga ana tjetër kanë liderë të rinj që i drejtojnë tek kutive.\

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

ORA 11:07

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ-ja nis shpërndarjen e materialeve

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora kryesore zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll