Bota

Martohet vajza e Bill Gates, babë e bijë ndajnë disa momente të ëmbla

16 Tetor 2021, 10:47 Nga DOSJA
Martohet vajza e Bill Gates, babë e bijë ndajnë disa momente

 SHBA – Vajza e Bill Gates, Jennifer, do të martohet ditën e sotme në një dasmë madhështore më Nayel Nassar, një milioner nga Egjipti. Disa prova fillestare të ceremonisë janë zhvilluar në rezidencën e tyre në Westchester, dhe babë e bijë kanë ndarë disa momente të ëmbla së bashku.

Sipas Dailymail, babai i nuses dhe vajza e tij 25-vjeçare shfaqen të ulur në kuvertën e jashtme të rezidencës dhe dyshja duket se po zhvillojnë një bisedë të këndshme teksa qeshin me njeri-tjetrin.

Përgatitjet për dasmën shumë milionëshe të Jennifer me Nayel Nassar kanë filluar që nga fillimi i javës, por mbrëmja e së premtes ishte e rëndësishme edhe në aspekte të tjera, pasi ajo i bëri bashkë prindërit e divorcuar të Jennifer, ndërsa darka e provës u mbajt në stallat e tyre, të cilat janë një pasuri pronësore prej 142 hektarësh.

Bill dhe Melinda Gates, të cilët u divorcuan në gusht pas 27 vitesh martesë, u panë së bashku duke u përzier me mysafirët në një darkë provash të premten mbrëma, përpara dasmës së vajzës së tyre.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bill gates dasma e vajzes se bill gates divorci i bill dhe melinda gates jennifer gates melinda gates bill gates dasma e vajzes se bill gates divorci i bill dhe melinda gates jennifer gates melinda gates

Sondazh

Poll