Sport

“UEFA Certificate in Football Management”, Duka: “Shans për rritjen profesionale”

15 Tetor 2021, 12:13 Nga DOSJA
“UEFA Certificate in Football Management”, Duka: “Shans

TIRANE Federata Shqiptare e Futbollit ka mirëpritur ditët e fundit në Shqipëri programin “Certificate in Football Managment” (UEFA CFM) në bashkëpunim me UEFA Academy dhe Universitetin e Lozanës.

Bëhet fjalë për një program të domosdoshëm për këdo që punon në një organizatë futbollistike e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performancës.

Ky certifikim në menaxhim futbolli ofrohet nga UEFA për përfaqësuesit e federatave anëtare si edhe për përfaqësues të futbollit në nivele të ndryshme.

Në këtë edicion kishte pjesëmarrës nga disa vende të botës, si nga Gjermania, Hungaria, Bullgaria, Kroacia, Bullgaria, Azerbajxhani, Kosova si edhe nga FSHF apo klube të ndryshme shqiptare. Udhëheqës të programit ishin përfaqësues të UEFA Academy, Universitetit të Lozanës dhe FSHF-së.

CFM (Certificate in Football Management) synon të zhvillojë njohuritë teorike dhe praktike të një menaxheri, të rrisë performancën e një drejtuesi të lartë dhe ta afrojë atë me praktikat më të mira të futbollit europian. Pjesëmarrësit marrin leksione nga pedagogë nga universitete të rëndësishme europiane si edhe menaxherë të mëdhenj të botës së futbollit e drejtues të UEFA-s.

Eksperiencat pozitive të bashkëpunimit të vazhdueshëm me FSHF-në në të gjitha nivelet ka bërë që UEFA t’ia besojë organizimin e këtij trajnimi kaq të rëndësishëm qeverisë shqiptare të futbollit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport federata shqiptare e futbollit në bashkëpunim me uefa të rrisë nivelin e menaxhimit federata shqiptare e futbollit në bashkëpunim me uefa të rrisë nivelin e menaxhimit

Sondazh

Poll