Sport

Brazili +6 pikë, Martinez heroi i “celestëve”, Uruguaji drejt “play-off” (VIDEO)

15 Tetor 2021, 04:45 Nga DOSJA

AMERIKA E JUGUT – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Brazili mbylli serinë e pesë ndeshjeve të ditës së 12-të të kualifikueseve për botërorin “Katar 2022” në zonën e CONMEBOL.

Brazili u rikthye te fitoret dhe vazhdon i sigurt rrugën e tyre drejt “Katar 2022”, ku Neymar dhe Raphinha mahnitën në fitoren 4-1 kundër Uruguajit. “Selecao”, e konkretizoi epërsinë me dy gola brenda 18 minutave përmes goditjeve të Neymar (10’) dhe Raphinha (18’). Do të ishte sërish Raphina (58’), që do të dyfishonte llogarinë e tij, përpara se Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa (86’), do të fiksonte rezultatin final të ndeshjes dhe fitoren 4-1 të Brazilit.

Portieri i Uruguajit, Fernando Muslera, parandaloi rezultatin të ishte më i shëmtuar në ndeshjen e zhvilluar në Manaus. Goditja e lirë e Luis Suarez (77’), ishte goli i ngushëllimit për miqtë, të cilëve iu anulluar nga sistemi VAR edhe një gol i Edison Cavanit (56’) për pozicion jashtë loje.

Argjentina e zgjeroi rekordin e saj në 25 ndeshje pa u mposhtur, pasi Lautaro Martinez siguroi fitoren 1-0 ndaj Perusë, në kualifikueset e Kupës së Botës të zhvilluar në Monumental. “Celestët” e gjetën golin që në minutën e 9-të, por goditja me kokë e Cristian Romero, u konsiderua në pozicion jashtë loje, pas një rishikimi të gjatë të VAR.

Pastaj, pa u mbyllur pjesa e pare, do të vinte goditja me kokë e Lautaro Martinez (43’) për të fiksuar rezultatin dhe bërë Argjentinën të pathyeshme në rrugën drejt “Katar 2022”.

36-vjeçari Jefferson Farfan erdhi nga stoli për të bërë paraqitjen e tij të 100-të ndërkombëtare me Perunë. Dhe ai bëri një ndikim të menjëhershëm në lojën e miqve, duke fituar edhe një penallti pasi u rrëzua nga Emiliano Martinez. Por Yotun (65’) goditi traversën, duke shpërdoruar rastin për të barazuar.

Kampionët e “Copa America”, të udhëhequr nga Lionel Scaloni, nuk kanë humbur që nga korriku 2019. Ndërsa thatësira e Perusë vazhdon, ajo ka 17 ndeshje pa fituar kundër Argjentinës në kualifikueset e Kupës së Botës, që datojnë në vitin 1985.

Ashtu siç pritej, Kili nuk e kishte të vështirë fitoren 3-0 ndaj Venezuelës, që mbyll tabelën e renditjes në zonën e Amerikës së Jugut. Pulgar (18’, 37’) do të realizonte dy herë, për t’i lënë radhën Brereton (73’) të shënonte golin e tretë dhe fiksonte shifrat 3-0 të ndeshjes.

Në mesnatën e djeshme, Kolumbia ka barazuar 0-0 me Ekuadorin, ndërsa Bolivia ka shpartalluar 4-0 Paraguajin. Ramallo (21’), Villarroel (53’), Abrego (84’) dhe Fernandez (90’+4), ishin autorë të golave.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentina brazili katar 2022 kolumbia kupa e botes katar 2022 uruguaji argjentina brazili katar 2022 kolumbia kupa e botes katar 2022 uruguaji

Sondazh

Poll