Sport

Studimi i fundit/ Futbollistët që vlejnë më shumë: Haaland apo Mbappè?…

14 Tetor 2021, 19:23 Nga DOSJA
Studimi i fundit/ Futbollistët që vlejnë më shumë:

EUROPË-Football Benchmark di Kpmg ka publikuar të rejat e fundit mbi vlerat e lojtarëve më të mirë. Në përgjithësi, të dhënat mbi vlerën e përgjithshme të 100 dhe 500 lojtarëve më të mirë u rritën në 7.3 miliardë.Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland është në vendin e parë, me një vlerë prej 144.2 milion €. Kylian Mbappe pësoi rënie për shkak të vitit të fundit të kontratës me PSG.

Romelu Lukaku, i cili u transferua nga Inter te Chelsea, fitoi gjashtë pozicione dhe hyri në top 10 për herë të parë si lojtar, e kundërta ndodhi me Rahem Sterling që pësoi rënie me 6 pozicione dhe tani është në vendin e 16-të. Sulmuesi i Manchester United, Jadon Sancho, bashkohet me 10 të parët, pas një rritjeje të lehtë të vlerësimit në merkato.

Kjo është lista e plotë:

Erling Braut Haaland – 144.2 milion
Kylian Mbappè – 139.5 milionë
Harry Kane – 121.2 milion
Bruno Fernandes – 118.19 milion
Romelu Lukaku – 115.6 milionë
Neymar – 115.5 milionë
Frenkie de Jong – 114.3 milion
Kevin De Bruyne – 112.5 milionë
Marcus Rashford – 110.9 milion
Jadon Sancho – 110.5 milionë

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport haaland mbappe haaland mbappe

Sondazh

Poll