Sport

VIDEO / Ranieri hap lojën: “Nëse nuk pësojmë gol, do të paguaj darkën”…

14 Tetor 2021, 09:17 Nga DOSJA
VIDEO / Ranieri hap lojën: “Nëse nuk pësojmë gol, do

ANGLI – Rikthimi i Claudio Ranieri në Premier League te Watford, ka rritur interesimin e mediave në Angli. Trajneri italian ishte njeriu, i cili fitoi titullin kampion me Leicester  në sezonin 2015-16, ndaj edhe pritshmëritë ndaj tij janë të mëdha.

Asokohe, në prag të një ndeshje të rëndësishme të ‘dhelprave’ ndaj Stoke, trajneri italian me humor deklaronte, se ai do t’i qeraste me pica të gjithë lojtarët pas ndeshjes, nëse ata do të arrinin të mbanin portën e paprekur ndaj skuadrës kundërshtare.

Këtë histori, gazetarët anglezë mesa duket nuk e kishin harruar. Në prag të ndeshjes së tij debutuese në pankinën e Watfordit të shtunën, ata e pyetën Claudio Ranierin, se ai a do të ishte i gatshëm t’u ofronte pica futbollistëve të tij, në rast se nuk do të pësonin gol ndaj Liverpool?

Trajneri 69-vjeçar, po me “shaka” iu përgjigj gazetarëve britanikë, duke theksuar se pica do të ishte një gjë e vogël dhe se ai do t’i qeraste me nga një darkë lojtarët e tij, nëse ata do të mbanin portën e paprekur ndaj Liverpoolit.

“No pizza – I’ll pay for dinner!” ??

Claudio Ranieri is already providing incentives for his Watford players ahead of their clash with #LFC this weekend…?

— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 13, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll