Politike

“Nën avujt e alkoolit europian”, Bledian Koka ironizon takimin e Ramës me Juncker: Zot mbaje dorën dhe ruaje Shqipërinë

11 Qershor 2019, 20:02 Nga DOSJA
“Nën avujt e alkoolit europian”, Bledian Koka ironizon takimin

TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka komentuar vizzitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, ku u takua me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Juncker gjatë kësaj konference ka bërë lëmsh datën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, ku tha se zgjedhjet do të zhvilloheshin në prill edhe pse jemi në qershor.

Përmes një postimi në Facebook, Koka shprehet me ironi ku shkruan se: “Përtej asaj që Prilli si muaj dhe 11 Qershori si datë janë dy hapësira kohore të papërputhshme as në gotën me plot të konjakut më të skaduar, fakti që Presidenti i Komisionit Europian me shumë gjasë thjeshtë ripërsëriti mesazhin e përcjellë nga celulari i Ramës tek ai i Sorecës, e nga ai i Luigit tek ai i Jean Clodit, është treguesi më real se çfarë përfaqëson administrata aktuale e BE-së në Bruksel”.

Postimi i plotë i Bledian Kokës:

Nen avujt e alkoolit europian
Edi Rama eshte nisur me nje fryme nga Brukseli ne Tirane me ne xhep komentin e fermentuar te Presidenti te KE-se qe e dinte se zgjedhjet lokale ne Shqiperi ishin ne Prill ndersa kerkonte qe votuesit te mos pengoheshin ne votime ne 30 Qershor. Pertej asaj qe Prilli si muaj dhe 11 Qershori si date jane dy hapesira kohore te paperputhshme as ne goten me plot te konjakut me te skaduar, fakti qe Presidenti i Komisionit Europian me shume gjase thjeshteriperseriti mesazhin e percjelle nga celulari i Rames tek ai i Soreces, e nga ai i Luigit tek ai i Jean Clodit, eshte treguesi me real se cfare perfaqeson administrata aktuale e BE-se ne Bruksel. Sa per Edi Ramen qe brohoret ne Facebook “Eureka” me shprese se grahmat balle-kazani te Jean Clod Junkerit do ti shperbejne si alibi per te shkuar ne 30 Qershor, situata paraqitet vertete dramatike dhe aspak e qendrueshme ne komitetin qendror cerebral te shefit te qeverise.
p.s…por perteje kesaj, deri ne nje njoftim te dyte Zot mbaje doren dhe ruaje Shqiperine nga efektet e alkoolit europian.

Kryeministri Rama ka zhvilluar konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker. Juncker mbështeti Shqipërinë, duke këmbëngulur për zgjedhje lokale më 30 qershor. Rama nuk ka pranuar ta komentojë situatën poltike, por është shprehur se Shqipëria e meriton vijimin e rrugës drejt BE-së pasi ka punuar për negociatat.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledian koka edi rama jean-claude juncker konferenca rama-juncker bledian koka edi rama jean-claude juncker konferenca rama-juncker

Sondazh

Poll