Politike

Anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, hyn në fuqi dekreti i Presidentit. Çfarë do të ndodhë?

11 Qershor 2019, 18:11 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, hyn në fuqi dekreti i

TIRANË- Duke filluar nga sot, dekreti i Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit ka hyrë në fuqi.

Dekreti që mban numrin 11199, i datës 10 qershor 2019, është publikuar në fletoren zyrtare.

Kujtojmë se Presidenti Meta, doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku foli për arsyet e shfuqizimit të dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij, informacionet se me 8 qershor protesta e opozitës do të precipitonte në dhunë e pëplasje, isht një nga arsyet e anulimit të zgjedhejve. Meta u shpreh se nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje pa dekret nga Presidentit.

Nga ana tjetër, Rama u shpreh sërish i vendosur se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor. Mazhoranca e konsideron si antikushtetues dhe të pazbatueshëm vendimin e Presidentit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet shkarkimi i metës ilir meta ps shkarkon metën shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet shkarkimi i metës

Sondazh

Poll